Në xhiron e 14-të të La Ligës në Osasuna, Barcelona ka marrë një fitore të madhe (2:1) me një lojtar më pak.
Megjithatë, klubi ka përjetuar edhe një handikap të rëndë. Në minutën e 31-të, Robert Lewandowski, golashënuesi më i mirë me 18 gola në 19 ndeshje këtë sezon, u përjashtua nga ndeshja.
Problemi i madh për të dhe Barcelonën është ajo që bëri Lewa pasi Jesus Gil Manzano i dha kartonin e kuq. Duke drejtuar njërin gisht arbitrit, ai preku hundën me tjetrën.
Gjesti që mund të interpretohet si ofendim dhe është shkruar nga arbitri në procesverbal dhe tani Lewandowski mund të denohet me tre ndeshje.
Gil Manzano ka deklaruar në procesverbal: “Lojtari i Barcelonës u përjashtua me karton të kuq, duke u larguar nga fusha ka bërë një gjest për të mos u pajtuar me vendimin e arbitrit.