Robert Lewandowski nuk do të marrë pjesë në parasezonin e Bayern Munich.
E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë e paqartë. Ylli polak ka folur edhe publikisht se koha e tij te Bayern Munich ka përfunduar, por njësojë nuk mendon edhe presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer.
Ai së fundmi ka thënë se nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin këtë verë. Përkundër fjalëve të presidentit, Lewandowski duket se është i vendosur që më nuk do të luajë në ‘Allianz Arena’.
Sipas ‘Sport1’ sulmuesi ka marrë vendimin që të mos e bëjë parasezonin me ekipin gjerman, i cili fillon javën e dytë të korrikut.Ai konsideron se tashmë nuk e sheh vetën lojtar të Bayernit andaj nuk do të marrë pjesë.
Lewa është i lidhur me një transferim drejt Barcelonës. Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i tij gjatë kësaj vere në ‘Camp Nou’.