Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të disa prej grupeve në Ligën e Kampionëve dhe aty mund të dihen disa skuadra të reja që sigurojnë kalimin në raundin tjetër.
Pas emocioneve të ofruara në mbrëmjen e së martës, Liga e Kampionëve është gati edhe për emocionet e ditës së mërkurë.
Padyshim se vëmendja kryesore është në Grupin C, i cilësuar si ‘grupi i vdekjes’, ku Interi dhe Barcelona kërkojnë t’i bashkohen Bayern Munichut të kualifikuar në raundin tjetër.
Interi luan në shtëpi ndaj Plzenit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 18:45 dhe një fitore do ta kualifikohet tutje, kështu që Barcelonës nuk do t’i kryente punë asnjë rezultat ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e orës në 21:00 në Camp Nou.
Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme dhe orarin e tyre.