Afati kalimtar veror i këtij viti në ligat kryesore evropiane do të jetë i hapur deri më 1 shtator 2022.
LIVE: LAJMET E FUNDIT
00:28| Marcos Alonso ka nënshkruar kontratën me Barcelonën para pak minutash. Zyrtarimi bëhet pas pak.
00:24| Vetëm në Premier League janë shpenzuar 1.90 miliardë euro për transferimet e futbollistëve, ndërsa La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 së bashku kanë shpenzuar 1.97 miliardë euro për transferimet e futbollistëve.
00:17| Aubameyang sapo e ka nënshkruar kontratën me Chelsea. Njoftimi i zyrtarizimit do të bëhet pas pak.
00:14| Bellerin ka nënshkruar kontratë vetëm për një sezon me Barcelonën.
23:59| Southampton njofton transferimin e Duje Ćaleta-Car nga Marseilille.
23:59| Zyrtare: Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Bellerin.
23:59| Lille kompleton transferimin e Andre Gomes nga Everton.
23:58| Aston Villa transferon Bednarek nga Southampton
23:56| Dështon transferimi i Bemba Dieng te Nice
Ka dështuar transferimi i futbollistit te Marseilille, Bemba Dieng te Nice pasi futbollisti nuk arriti ti kaloi testet mjekësore.
23:55| Kenedy largohet përfundimisht nga Chelsea
Real Valladolid pak minuta më parë ka zyrtarizuar transferimin e Kenedy nga Chelsea.
23:54| Manchester United largon edhe një tjetër futbollist
Birmingham City ka zyrtarizuar transferimin e Tahith Chong nga Manchester United për 1.45 milionë euro.
23:47| Bernardo Silva mohon zërat se ishte afër transferimit te Barcelona
Edhe pse u raportua, transferimi i Bernardo Silva te Barcelona nuk u bë. Portugezi tha se kishte një ofertë nga një ekip por ishte vonë për Man City që të gjente një zëvendësues të tij, ai gjithashtu e mohoi se kjo ofertë ishte nga ndonjë klub spanjoll.
23:36| Liverpool mund ta blejë përfundimisht Arthur vitin tjetër
Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Arthur nga Juventus në formë të huazimit me të drejtë blerje për 37.5 milionë euro në vitin e ardhshëm.
23:34| Depay refuzon përfundimisht largimin nga Barcelona
Memphis Depay ka refuzuar të largohet nga Barcelona duke konfirmuar kështu qëndrimin në klubin blaugran. “Kam vendosur të qëndroj te Barça! Jam plotësisht i përkushtuar për të kontribuar në suksesin sportiv të klubit”, tha ai.
23:30 | Aston Villa refuzon ofertën e Arsenal për Douglas Luiz
Është refuzuar oferta e tretë e Arsenalit nga Aston Villa për mesfushorin Douglas. Nuk dihet nëse Arsenal do të dërgoj një ofertë të fundit.
22:38 | Kluivert mbërrinë në Valencia
Justin Kluivert ka mbërritur në Valencia dhe tani pritet zyrtarizimi i transferimit të tij nga Roma në formë huazimi me obligim blerje për 15 milionë euro.
22:35 | Marcos Alonso ka mbërritur tashmë në Barcelonë
Marcos Alonso ka mbërritur në Barcelonë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i transferimti të tij te Barcelona nga Chelsea.
22:25 | Aubameyang dhe Depay shumë shpejt do të zyrtarizohen te Chelsea
Aubameyang tashmë gjendet në Londër dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i transferimit të tij dhe Depay te Chelsea.
22:19 | Zyrtare: Chelsea largon Batshuayi dhe Gilmour
Chelsea ka njoftuar largimin e dy futbollistëve, Batshuayi në Nottingham Forest dhe Gilmour në Brighton për 9 milionë euro.
22:17 | Zyrtare: Martin Braithwaite transferohet te Espanyol
Braithwaite sot ka shkëputur kontratën me Barcelonën dhe para pak minutash ka zyrtarizuar transferimin te skuadra tjetër spanjolle, Espanyol.
22:13 | Zyrtare: Milan transferon Dest nga Barcelona
Milani e ka prezantuar transferimin e fundit, mbrojtësin Sergino Dest i cili do ta bartë fanellën me numrin 21.
22:11 | Arsenali është duke bërë gati ofertën për Douglas Luiz
Arsenal po synon transferimin e radhës në këto minuta të fundit të kësaj merkato. Londinezet do të ofrojnë 23+2 milionë euro per mesfushorin brazilian.
20:56 | Zyrtare: Milan transferon Vranckx nga Wolfsburg
Klubi italian, ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Aster Vranckx nga Wolfsburg në formë huazimi me të drejtë blerje prej 11 milionë euro.
20:47 | Zyrtare: PSG transferon Soler nga Valencia
PSG ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Carlos Soler nga Valencia për një tarifë prej 17 milionë euro.
20:39 | Zakaria është duke kryer testet mjekësore te Chelsea
Mesfushori i Juventusit është duke i kryer testet mjekësore para kalimit të tij tek klubi anglez. Zyrtarizimi mund të vije pas pak.
20:39 | Arthur ka mbërritur në qendrën stërvitore të Liverpool
Mesfushori brazilian ka mbërritur në qendrën stërvitore të Liverpoolit për të kompletuar testet mjekësore para zyrtarizimit tek klubi anglez në formë huazimi nga Juventus.
20:33 | Fenerbahçe po mendon për transferimin e “shekullit” në Turqi, transferimin e Ronaldos
Sipas mediumit turk, Ajansspor drejtuesit e klubit të Fenerbahce kanë arritur të mbledhin fondin e duhur për transferimin e Ronaldos dhe të dyja palët janë pajtuar në parim.
20:30 | Megjithëatë, Nabil Fekir mbetet te Real Betis
Pas raportimeve të fundit për një kalim të mundshëm te Barcelona, tani raportohet se francezi nuk do të largohet nga Betisi në këtë merkato.
20:28 | Nottingham Forest tani po synon transferimin e Michy Batshuayi
Nottingham Forest nuk ka të ndalur në këtë merkato. Klubi anglez tani po synon transferimin e futbollistit të Chelsea, Michy Batshuayi.
20:09 | Raul de Tomas nuk do të transferohet te Reali
Real Madridi e ka mbyllur këtë merkato dhe nuk do të kryej më asnjë transferim tjetër, përfshirë këtu edhe Raul de Tomas.
19:58 | Nabil Fekir po shtyen transferimin e tij te Barcelona
Sipas Manu Sainz, Fekir tani gjendet në zyret e klubit të Real Betis duke bërë përpjekje që të transferohet te Barcelona.
19:55 | Zyrtare: Acerbi transferohet te Inter
Inter ka njoftuar për transferimin në formë huazimi të mbrojtësit italian, Acerbi i cili do ta bartë fanellën me numrin 15.
19:49 | La Liga mund të “tronditet” nga një transferim 100 milionësh
Sipas ElChiringuito, në minutat e fundit të ditës së sotme në La Liga mund të ndodhë një transferim i cili arrinë shifrat e 100 milionë euro.
19:46 | Barcelona shkëputë kontratën edhe me Depay
Barcelona ka shkëputur kontratën me Memphis Depay dhe tashmë holandezi është futbollist i lirë dhe me shumë gjasa do të transferohet te Chelsea.
19:32 | Barcelona tenton edhe njëherë transferimin e Bernardo Silva
Barcelona ka dërguar ofertën e fundit prej 70 milionë euro + 10 milionë euro bonuse në drejtim të Manchester City për Bernardo Silva. Ende nuk ka ndonjë përgjigjje nga Man City.
19:28 | Depay është gati ta pranoj ofertën e Chelsea
Sipas raportimeve të fundit, Memphis Depay është i gatshëm ta pranoj ofertën për transferim te Chelsea.
19:25 | Zyrtare: Julian Draxler transferohet te Benfica
Everton ka njoftuar për transferimin e Julian Draxler nga PSG në formë huazimi pa të drejtë blerje me një tarifë prej 2.5 milionë euro.
19:16 | Chelsea synon transferimin e Denis Zakaria nga Juventus
Chelsea është duke tentuar në minutat e fundit të merkatos që të arrijë marrëveshje me Juventus për transferimin e mesfushorit Denis Zakaria në formë huazimi me të drejtë blerje.
19:12 | Lionel Messi po rikthehet në Barcelonë?!
Sipas gazetarit më të besuar të Barcelonës, Gerard Romero, babai i Messit është aktualisht në Barcelonë. Mund të jetë surpriza e kësaj merkato!
19:08 | Zyrtare: James Garner largohet nga Manchester United
Everton ka njoftuar transferimin e futbollistit të Man United, James Garner për një tarife prej 15 milionë euro.
19:04 | Justin Kluivert zgjatë kontratën me Romën
Futbollisti holandez ka rinovuar kontratën e tij me Romën deri në vitin 2025 dhe opsioni i blerjes për Valencian do të jetë 15 milionë euro.
19:00 | Marcos Alonso tashmë gjendet në Barcelonë
Futbollisti i Chelseas tashmë ka mbërritur në qytetin e Barcelonës dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtare kalimi i tij tek klubi blaugran.
18:55 | Zyrtare: Willian transferohet në Fulham si futbollist i lirë
Fulham ka konfirmuar transferimin e Willian, i cili rikthehet në Premier League pas një periudhe të shkurtër në Brazil me Corinthians.
18:53 | Martin Dubravka kalon nga Newcastle United te Manchester United
Manchester United ka nënshkruar me portierin Martin Dubravka në huazim me obligim blerje nga Newcastle.
18:37 | Zyrtare: Riza Durmishi kalon te Leganes
Riza Durmishi do ta vazhdojë karrierën te Leganes në La Liga 2, si huazim nga Lazio.
18:32 | Depay merr ofertë të rëndësishme nga Chelsea
Sipas AS, Memphis Depay mund të jetë befasia e vonshëm e këtij afati kalimtar dhe ka marrë një ofertë të mirë për t’iu bashkuar Bluve.