Liverpooli mund ta bëj lëvizjen e radhës dhe ta përforcojë skuadrën me mesfushorin e Real Betisit, Guido Rodriguez, ka shkruar të mërkurën mediumi “La Razon”.
Skuadra e La Ligës spanjolle është e gatshme që ta lërë të lirë futbollistin, por vetëm për çmimin e 25 milionë eurove.
Argjentinasi Rodriguez është 28-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit defensiv.
Me Betisin në këtë edicion ka shënuar një gol në 10-të paraqitje në të gjitha garat.