Noah Okafor, karrierën pritet ta vazhdojë në Premier Leaguen e Anglisë.
Sipas “Sky Sport Germany”, Liverpooli është i vendosur që ta transferojë Okaforin në janar të vitit 2023.
Edhe Salzburgu është i gatshëm që ta shesë yllin e skuadrës, për të cilin kërkon rreth 40 milionë euro. Këtë shumë është i gatshëm ta paguajë Liverpooli.
Për sulmuesin 22-vjeçar, interesim kanë shfaqur edhe Milani e Manchester City. Këtë sezon, reprezentuesi i Zvicrës ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë edhe dy asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat me Salzburgun.