Ky i fundit ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit Jurgen Klopp te Liverpool teksa sipas francezes “Foot Mercato”, vetë tekniku gjerman pritet të mbajë një takim me përfaqësuesit e Amrabat. Megjithatë, për të bindur klubin e Fiorentinës të lërë të lirë yllin e saj në janar nuk do të jetë aspak e lehtë me vjollcët që e kanë lojtarin nën kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk e lënë të lirë pa një ofertë prej minimalisht 40 milionë paund.
Gjithsesi, dëshira e vetë Amrabat mund të bëjë diferencën në këtë rast pasi mesfushori është i prirur për një transferim në Premier League. Sakaq, në garë për Amrabat është edhe Tottenhami i Antonio Contes, por edhe Atletico Madrid në La Liga