Arthur Melo, mesfushori brazilian 26-vjeçar, ka qenë një nga historitë më të mëdha të afatit kalimtar të kësaj vere.
Ish-lojtari i Barcelonës nuk ia doli mirë te Juventusi dhe po kërkonte urgjentisht një opsion për të rigjallëruar karrierën e tij. E arriti këtë në mënyrë dramatike, në orët e fundit të afatit kalimtar, kur Liverpooli e solli në huazim një-vjeçar.
Megjithatë, Calciomercato e Italisë raporton burime të shumta ishullore duke thënë se trajneri i Reds, Jurgen Klopp është shumë i pakënaqur me mënyrën se si ka nisur karriera e Melo në Anfield. Në pjesën e tanishme të sezonit ai luajti 63 minuta në Kupën e Ligës, 13 minuta në Ligën e Kampionëve, madje ka luajtur një ndeshje për ekipin rezervë.
Kjo është arsyeja pse eksperti gjerman po i drejtohet zgjidhjeve të reja. Kujtojmë se Thiago dhe Fabinho si bartës të mesfushës kanë probleme me lëndimet dhe Klopp duhet të gjejë një zgjidhje të re. Sipas të njëjtit burim, ai e sheh te Marcelo Brozovic.
Brozovic ka kontratë me Inter deri në vitin 2026, kurse Liverpool duhet të paguajë 40 milionë euro nëse duan ta kenë në ekip 29 vjeçarin.