Lojtari i Benfica, Darwin Nunez është dëshira e Liverpool për merkaton e verës, në kohën kur flitet për transferimin e Mane te Bayerni.
Sipas raportimeve të fundit nga media portugeze, ‘Record’, thuhet se Liverpool dhe Benfica janë pajtuar për një marrëveshje prej 80 milionë eurove, + 20 milionë bonuse.
Kjo marrëveshje përfshinë shumën që ‘Reds’ duhet t’i paguajnë skuadrës portugeze për kartonin e uruguaianit.
Në aspektin personal, Nunez do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare për qëndrimin në ‘Anfield’.
Interesim të madh për lojtarin ka pasur edhe nga skuadra e Manchester United.