Naby Keita është i pakënaqur me situatën e tij aktuale te skuadra e Liverpoolit.
Mesfushori dëshiron më shumë hapësirë te ekipi që po drejtohet nga trajneri Jurgen Klopp, raporton “Sky” i Gjermanisë. Bëhet e ditur se pasur bisedime për vazhdimin e kontratës, por ato tashmë janë ndalur.
Keita mund të largohet nga Liverpooli para mbylljes së afatit kalimtar. Ai do të ketë bisedime me drejtuesit e klubit për të marr pastaj vendimin final.
27-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023. Ai nuk ka arritur të arsyetojë pritshmëritë e drejtuesve të klubit anglez deri me tani. Është përballur edhe më lëndime.
Keita ka shënuar vetëm 11 gola dhe ka bërë edhe shtatë asistime në 117 ndeshje.