Liverpooli nuk e ka nisur siç është më së miri sezonin, madje ka befasuar për të keq. The Reds ndodhen në pozitën e 10 me vetëm 10 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.
Reparti i mesfushës ka qenë një problem për skuadrën e Jurgen Klopp pasi kishin shumë mungesa shkaku i lëndimeve.
Por trajneri gjerman ka vendosur që investojë në këtë repart dhe Declan Rice është dëshira kryesore e tij.
The Sun ka raportuar Klopp e pëlqen shumë anglezin dhe dëshiron me çdo kusht transferimin e tij në Anfield.
Vlera e kartonit të Rice në tregun e transferimeve është 80 milionë euro dhe me formën e mirë që po shfaq mesfushori, Liverpool do i duhet të shpenzonte një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e lojtarit të West Ham.