Liverpooli ka hyrë në garë për mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, ka raportuar “Calciomercato” të martën.
Trajneri Juergen Klopp po e sheh mesfushorin italian si përforcim ideal për sezonin e ri. Klopp ka qenë në kërkim të një mesfushori që nga largimi i Georginio Wijnaldumit verën e kaluar. Holandezi u transferua te Saint-Germaini, pasi kontrata me Liverpoolin i skadoi.
Për shërbimet e Barellas në garë është edhe Real Madridi.
Liverpooli është i gatshëm të dërgojë një ofertë për italianin. 25-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026.