Liverpooli nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Drejtuesit e klubit anglez po e dëshirojnë me çdo kusht transferimin e anglezit.
Krerët e klubit tashmë kanë kontaktuar drejtuesit e klubit gjerman, të cilët kanë refuzuar mundësinë e shitjes së lojtarit.
Por klubi anglez nuk është dorëzuar dhe po insiston në transferimin e 19-vjeçarit.
Madje, Liverpooli është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e anglezit. Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025.