Gjysmëfinalet e Kupës së Botës do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.
Në njërën gjysmëfinale takohen Argjentina dhe Kroacia, ndërsa një ditë më vonë, Franca luan me Marokun.
Në gjysmëfinale, Argjentinës do t’i mungojnë Gnzalo Montiel dhe Marcos Acuna, që morën kartonin e dytë në turneun aktual.
Maroku ndërkohë duhet t’ia dalë pa Cheddiran, që u ndëshkua me karton të kuq në duelin ndaj Portugalisë.