Portieri Keylor Navas mund të jetë përforcimi tjetër i madh i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, pas transferimit të Cristiano Ronaldos.
“L’Equipe” ka njoftuar të hënën se drejtuesit e ekipit saudit kanë nisur negociatat me Paris Saint-Germainin për Navasin, i cili këtë sezon ka vetëm një paraqitje me ekipin francez.
Al-Nassr është në kërkim të një portieri pas lëndimit të David Ospinas dhe për kartonin e Navasit është gati të paguajë deri në dhjetë milionë euro.
Marrëveshja mes klubeve mund të finalizohet brenda kësaj jave, me Navasin që është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Ai ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024, ndërsa iu bashkua në vitin 2019 nga Real Madridi.