Mesfushori i Realit, Luka Modrić është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.
Kroati arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar për herë të pestë me Los Blancos duke dhuruar paraqitje fantastike edhe pse është 36-vjeç.
Modrić është në vitin e fundit të kontratës me Realin dhe verën e ardhshme do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Modrić verën e ardhshme me parametra zero.
Biankonerët besojnë se Modrić mund të japë ende paraqitje në nivele të larta, por edhe t’i ndihmojë lojtarët e rinjë me eksperiencën e tij.