Hirving Lozano mund të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.
Gazetari i specializuar për transferime, Fabrizio Romano, të martën ka thënë se Lozano karrierën mund ta vazhdojë te Manchester Unitedi ose Evertoni në Angli.
Ish-agjenti i futbollistit, Allessandro Monfrecol, ka pranuar për mediat italiane se Lozano mund të kalojë te Manchester Unitedi ose Evertoni.
Por, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që futbollisti të firmos edhe për ndonjë klub tjetër anglez.
Meksikani 27-vjeçar që luan si sulmues krahu ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024.