Sulmuesi Darwin Nunez është i vendosur që karrierën ta vazhdojë në Premier League, ka raportuar “Daily Star” të martën.
Nunez tashmë ka larguar agjentin e tij, i cili ka qenë kundër transferimit në futbollin anglez. Me agjentin e ri, Nunez thuhet se tashmë është në negociata me Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.
Ai është i gatshëm të largohet nga Benfica, ekip që tashmë i ka caktuar çmimin e lirimit në vlerë prej 60 milionë eurosh.
Si Unitedi, ashtu edhe City po tentojnë ta bindin uruguaianin, i cili ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e ekipit nga Portugalia. 22-vjeçari ka kontratë me Benfican deri në vitin 2025, ndërsa ka shënuar 26 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat.