Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Moussa Diaby është duke u kërkuar nga klubet e mëdha si Arsenal, Man United dhe Newcastle United para afatit kalimtar të janarit.
22-vjeçari ka qenë impresionues te klubi gjerman, duke shënuar 16 gola dhe regjistruar nëntë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.
Debay ka edhe tre vite kontratë të mbetur, por që ka spekulime për të ardhmen e tij që disa vite. Sipas “Sport1”, Arsenal, Man United dhe Newcastle do provojnë ta sjellin francezin në Premierligë në afatin e ardhshëm veror.
Raporti shton se Leverkusen do kërkojë rreth 50 milionë funte për Diabyn, që ka shënuar 12 gola dhe dhuruar shtatë asistime këtë edicion në Bundesliga.