Manchester United janë në bisedime Paulo Dybala.
Dybala ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa bisedimet për rinovim nuk po arrihen.
Kështu argjentinasi do t`i jep fund periudhës shtatëvjeçare në ‘Allianz Stadium’. Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për transferimin e ylli të ‘Zonjës së Vjetër’, në mesin e tyre edhe United.
Siç njofton ‘Gazzetta dello Sport’, Man United kanë nisur bisedimet me Dybalan.
Trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’, Erik ten Hag e sheh argjentinasin si një lojtar kyç për planet e tij. Dybala ka gjithsej 288 paraqitje me ‘Bianconerët’ ku ka shënuar 144 gola gjatë karrierës së tij në Seria A te juventinët.