Manchester United është në kontakt me agjentin e Paulo Dybalas në një përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas, sipas raportimeve.
Djajtë e Kuq u tronditën të shtunën kur Cristiano Ronaldo shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Old Trafford përpara sezonit të ardhshëm.
37-vjeçari është gjithashtu i etur për të luajtur sërish në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi është paraqitur në garë për 19 sezonet e fundit radhazi.
Besohet se Manchester United do të ishte i kënaqur të ndahej me Ronaldon nëse një ‘ofertë e përshtatshme’ do të vihej në tryezë, gjë që e ka shtyrë klubin të konsiderojë zëvendësime në sulm.
Drejtuesit nga Old Trafford kanë folur me përfaqësuesit e Dybalas në një përpjekje për të rënë dakord për një marrëveshje me 28-vjeçarin dhe besohet se Arsenali gjithashtu e ka kontaktuar, sipas La Repubblica.