Manchester Unitedi mund të mbetet pa Cristiano Ronaldon në verë, pasi portugezi mund të largohet në drejtim te PSG-së.
Mediat në Angli shkruajnë se drejtuesit e Unitedit janë duke menduar për zëvendësuesin e 37-vjeçarit.
Raportohet se Unitedi e ka kontaktuar përfaqësuesin e sulmuesit të Evertonit, Richarlison.
Braziliani Richarlison është lojtar i dëshmuar në Premier League ku ka shënuar 47 gola me Evertonin në 139 ndeshje.
24-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024. Vlerësohet rreth 55 milionë euro.
Pesë gola dhe tri asistime është bilanci i tij këtë sezon në 20 ndeshje.