Situata te Manchester United duket se vazhdon aspak e qetë ku përveç pasigurisë që po shfaq skuadra duket se e njëjta situatë po reflektohet dhe në kryesinë e klubit me familjen Glejzër që duket se ka nxjerrë në shitje klubin.
Disa media angleze në ditën e sotme kanë raportuar lajmin e bujshëm ku thuhet se ankesat e vazhdueshme të tifozëve dhe mungesa e rezultateve kanë bërë kryesinë të nxjerrin në shitje klubin duke kërkuar një shifër rekord prej 6 miliardë eurosh.
Nëse shitja me këto shifra finalizohet do të jetë një rekord historik në Europë pasi kurrë një klub nuk është shitur për një shifër të tillë, me United që vazhdon të prodhojë situata edhe jashtë fushës së lojës.