Manchester United i ka kthyer sytë përsëri te sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Në bazë të asaj që bën të ditur Goal.com, “Djajtë” janë të gatshëm t’u ofrojnë “Spursave” Anthony Martialin në këmbim të lojtarit.
Ardhja eventuale e tij mund të rezultojë me largimin e Edinson Cavanit i cili do të gjejë më pak hapësira në formacionin startues nëse anglezi zbarkon në Manchester.