Manchester United raportohet se është afër për të siguruar shërbimet e Christian Eriksenit.
“Daily Star” ka raportuar se klubi anglez i ka bërë një ofertë danezit, teksa thuhet se janë zhvilluar disa raunde bisedimesh “pozitive” .
Manchester United i ka ofruar Eriksenit kontratë dy-vjeçare me vlerë prej 150 mijë funteve në javë.
Më herët është raportuar se 30-vjeçari dëshiron të presë dhe të shohë se me kë do të përforcohen “Djajtë e Kuq” para se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.
Christian Eriksen zyrtarisht nga 30 qershori është lojtar i lirë.