Manchester United është duke tentuar që të nënshkruajë me Christian Eriksenin.
Sipas “The Athletic”, klubi anglez ka bërë ofertën e parë për mesfushorin danez, i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Brentfordi.
Eriksen mund të kalojë te klubi i radhës si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor.
Brentfordi ka shprehur interesim për ta mbajtur 30-vjeçarin, por reprezentuesi i Danimarkës më herët ka deklaruar se po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij. Përveç Manchester Unitedit, interesim për Eriksenin ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Tottenham Hotspur.