Manchester Unitedi është i vendosur për ta transferuar mesfushorin Declan Rice në verë, shkruan “Daily Mail”.
Rice është pjesë e West Hamit dhe ekipi anglez po kërkon mbi 100 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.
Tek Unitedi po e shohin Ricen si përforcim të duhur dhe tashmë kanë bërë gati 150 milionë euro për ta bindur West Hamin. 23-vjeçari është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Angli dhe ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai këtë edicion ka katër gola e po aq asistime në 40 ndeshje për West Hamin në të gjitha garat.