Marcelo pritet të vendosë për të ardhmen e tij së shpejti.
Mbrojtësi i krahut të majtë do të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij muaji nga Real Madridi. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se braziliani karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.
Menaxheri i lojtarit thuhet se ka nisur bisedimet me Milani, që i ka ofruar shërbimet e mbrojtësit të krahut. 34-vjeçari ka oferta edhe nga skuadra të njohura evropiane.
Për shërbime e tij interesim kanë shprehur Marsielle dhe Galatasaray.