Sky Germany thekson se Bayern Munich ka arritur të bindë De Ligt të transferohet në Bundesligë gjatë kësaj dritare merkatoje.
Sipas Sky Germany, drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic së bashku me trajnerin Julian Nagelsmann kanë folur personalisht me 22-vjeçarin holandez duke i shpalosur projektin e klubit.
Mësohet se është arritur një marrëveshje totale mes palëve pas takimit mes agjentëve të Matthijs de Ligt dhe Bayern Munich.
Ai me Juventusin ende nuk është përcaktuar. Oferta e fundit nga bavarezët është 70 milionë euro ndërsa klubi i Juventusit do të kërkonte të paktën 80 për ta shitur.