Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka zbuluar për “New York Times” se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ndaluar transferimin e tij te Real Madridi.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me presidentin për të ardhmen time, kështu që është diçka e çmendur, vërtetë diçka e çmendur. Më tha që dua të rrish këtu, nuk dua të largohesh tani pasi je kaq i rëndësishëm për vendin. Ai më tha se ke kohë të largohesh, mund të rrish edhe pak. Sigurisht, kur presidenti ju thotë këtë, kjo ka rëndësi”, tha Mbappe.
Francezi nuk e përjashton mundësinë e kalimit te Reali në të ardhmen. Ai ka thënë se asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
“Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Nuk ke qenë kurrë atje, por duket sikur është si shtëpia jote, apo diçka e tillë”, tha Mbappe.