Erling Haaland bëri një fillim premtues si lojtar i Manchester City këtë fundjavë.
Duke mbërritur në klub këtë verë me bujë të madhe, pavarësisht nga një tarifë transferimi relativisht ‘e lirë’ prej 67 milionë euro, norvegjezi kishte sytë e botës të mbërthyer tek ai ndërsa doli në fushë.
Ai debutoi me gol në ndeshjen miqësore ndaj Bayern Munich, mirëpo talenti norvegjez kishte mundësi të realizonte edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje por Dayot Upamecano nuk e lejoi këtë gjë.
Nga kjo ndërhyrje e mbrojtësit të Bavarezëve, mbrojtësit në Ligën Premeir që do të kenë më shumë në edicionin 2022/23, mund të mësojnë nga Upamecano se si ta stopojnë Haalandin.