Mohamed Salah ka vazhduar zyrtarisht kontratën me gjigantin anglez Liverpool.
Egjiptiani tani është lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit, ku paga e tij besohet të jetë rreth 464,000 euro në javë, e cila është afro dyfishi i fituesit të dytë më të lartë në klub, Virgil van Dijk.
Tani, burimet e “Daily Mail” kanë zbuluar 10 futbollistët me pagat më të mëdha në ditët e sotme pas shpalljes së marrëveshjes së re të Salah, me njeriun kryesor të Jurgen Klopp tani përpara super-yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.
- Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain – 1,160,000 euro në javë
- Lionel Messi, Paris Saint-Germain – 1,113,000 euro në javë
- Neymar, Paris Saint-Germain, 703,412 euro në javë
- Mohamed Salah, Liverpool – 464,000 euro në javë
- Kevin De Bruyne, Manchester CIty – 446,887 euro në javë
- Cristiano Ronaldo, Manchester United – 446,887 euro në javë
- Erling Haaland, Manchester City – 435,000 euro në javë
- David De Gea, Manchester United – 435,000 euro në javë
- Antoine Griezmann, Atletico Madrid (në huazim nga Barcelona) – 413,226 euro në javë
- Robert Lewandowski, Bayern Munich – 406,000 euro në javë