Paulo Dybala e ka zgjedhur Interin. Për këtë është e sigurt e përditshmja italiane, “Gazzetta dello Sport”.
Sulmuesi argjentinas do të ndahet në fund të këtij sezoni me Juventusin, me të cilin nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë më 30 qershor.
E ndërkohë, ish-futbollisti i Palermos duket se ka arritur marrëveshje me Interin, me të cilin do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
Gjithashtu, përfaqësuesit argjentinas i është premtuar një rol i rëndësishëm dhe lider i ekipit “Nerazzurri”.
Interesim për Dybalan kishte shfaqur edhe Manchester United, por duket se ai preferon më shumë të vazhdojë të luajë në Serie A.