Robert Lewandowski i ka idetë e qarta sa i përket së ardhmes së tij.
Sulmuesi polak ëndërron të transferohet në Real Madrid. Për këtë është i sigurt mediumi spanjoll “AS”.
Mirëpo, veterani i sulmit është i vetëdijshëm se prioritet i madrilenëve është Erling Haaland.
Dhe, nëse “Los Blancos” nuk arrijnë ta transferojnë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit, atëherë mund t’i vihen pas sulmuesit të Bayern Munichut.
Lewandowski nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin bavarez dhe kjo nënkupton se di mund të largohet nga “Allianz Arena” në verën që vjen.
Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit kanë shfaqur klubet angleze, por edhe Paris Saint-Germaini e Barcelona.