Paris Saint Germain kërkon shërbimet e Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas ‘footmercato’, PSG është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Aubameyang, sezonin e ardhshëm.
Aubameyang mori pak kohë për t’u përshtatur në Chelsea, por ka shënuar në dy fitoret e fundit kundër Crystal Palace dhe Milan.
Sidoqoftë, edhe nëse Chelsea dëshiron ta mbajë atë për një vit tjetër, ata do ta kenë të vështirë pasi sipas të përditshmes franceze, Aubameyang dëshiron të luajë për PSG-në.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodh me të ardhmen e gabonezit.