Ylli premtues i Barcelonës, Ansu Fati vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, si pasojë e lëndimit.
Spanjolli, i cili u zgjodh si pasues i numrit 10 te Barcelona nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij gjatë këtij sezoni, pasi vuajti nga disa lëndime.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Fati po punon shumë mirë në programin e tij dhe nëse ky evoluim pozitiv vazhdon, ai pritet të jetë gati për ndeshjen e 18 prillit, ndaj Cadiz.
Anësori ofensiv pritet të jetë një shtysë e madhe për skuadrën e Xavi Hernandez, kur ai të jetë plotësisht i rikuperuar.