Pogba nuk ka kaluar momente të mira te Juventus që nga rikthimi i tij në Torino nga Manchester United.
Mesfushori francez nuk ka arritur të paraqitet ende për shkak të një lëndimi.
Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Juventus, Allegri ka treguar se kur pritet të rikthehet Paul Pogba.
“Për momentin, nuk mund të them saktësisht se kur do të kthehet. Ndoshta do t’i duhen rreth 20 ditë, por nuk e di me siguri”, tha Allegri.