Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka zbuluar se Lionel Messi e falënderoi atë për një këshillë që ia ndryshoi karrierën në “Camp Nou”.
Shumë veta e këshilluan Messin, Eto’o ka zbuluar se ish-shoku i tij i skuadrës ndihej borxhli ndaj këshillave të tij vendimtare.
41-vjeçari tha për DAZN: “Messi më rrëfeu se, falë këshillave të mia, të cilat nuk do ta zbuloj, karriera e tij kishte ndryshuar”.
Një ditë ai tha: ‘Falë Samuelit, karriera ime ndryshoi’. Ai duhej të rregullonte dy ose tre gjëra, por gjithmonë ka pasur talent. Jam krenar dhe i lumtur të shoh se ai ka shkruar histori që ende nuk ka përfunduar dhe do të jetë shumë e vështirë të mposhtet për atë që ka bërë”, vazhdoi ai.