Diego Simeone nuk po llogaritë në shërbimet e Rodrigo De Paul.
Ylli argjentinas i Atletico Madrid, Rodrigo De Paul nuk ka të ardhme te skuadra e Atletico Madrid, së paku sa Diego Simeone të jetë në krye të stolit.
Raportimet të ‘Marca’ bëjnë të ditur se lojtari ka humbur pozitën e tij dhe tashmë këtë situatë të tij po synojnë ta shfrytëzojnë gjigantët italianë.
Thuhet se Milan dhe Juventus të dyja janë të interesuara për kartonin e mesfushorit të Atleti.
De Paul mund t’i fillojë negociatat me ndonjërën prej skuadrave qysh pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2022.