Milani dhe Juventusi i bashkohen garës për Asension.
Real Madridi është i përgatitur të shesë Marco Asension këtë verë dhe Juventus dhe Milan janë në listën e klubeve të interesuara.
Kontrata e anësorit 26-vjeçar spanjoll skadon me Los Blancos në vitin 2023 dhe ai ka qenë në bisedime për rinovimin e saj prej disa kohësh, por nuk është gjetur asnjë marrëveshje.
Për shkak të kësaj, skuadra e Carlo Ancelottit është e përgatitur të shesë atë në merkaton e ardhshme të verës.
Siç raportohet nga Sport, nuk ka mungesë të interesit për Asensio, me Juventusin dhe Milanin të dy gati për t’iu bashkuar garës për nënshkrimin e tij, ku përfshihen edhe klube si Arsenali, Liverpool, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain.
Real Madridi dëshiron rreth 50-60 milionë euro për nënshkrimin e spanjollit, por ka një shans që ata të jenë të hapur për një marrëveshje që mundeson pagesat gjatë disa viteve, duke e bërë një marrëveshje më të arritshme.
Asensio ka shënuar shtatë gola në 20 paraqitje në La Liga këtë sezon, si dhe një gol kundër Interit në Champions League.