Milani është shumë afër kompletimit të transferimit të Renato Sanchesit nga Lille.
Skuadra franceze ka vendosur që ta shes në verë portugezin, në mënyrë që mos t’i ikë i lirë në vitin 2023.
24-vjeçari kishte një formë mesatare në edicionin që shkoi, pasi në 25 ndeshje shënoi një gol e dhuroi pesë asistime.
Sipas asaj që raporton gazetari Ekrem Konur, ka marrëveshje totale mes Rossonerëve dhe lojtarit. Tani, mbetet vetëm marrëveshja mes të dyja klubeve, për të finalizuar marrëveshjen me mesfushorin portugez.
Shuma e transferimit pritet të jetë në rrethin e 15 milionë eurove dhe bonuset, varësisht nga forma e lojtarit.