Milani ka disa muaj që po përpiqet të negociojë me Realin Madridin për sulmuesin Marco Asensio.
Spanjolli do të largohet nga Real Madridi pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti për edicionin e ri.
Kontrata e Asension me madrilenët skadon në vitin 2023 dhe Milani ka bërë gati ofertën për transferimin e tij, përcjellë “Marca” të premten.
Ekipi italian i ka ofruar Asensios pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, që shkon deri në shtatë milionë euro me bonuse për pesë vjet. Ndërkohë, Realit pritet t’ia ofrojë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.