Milan janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur Rafael Leaon në skuadrën e tyre.
Ylli portugez, Rafael Leao vazhdon të jetë lojtari me paraqitjet më të mira te skuadra italiane, Milan.
Raportimet e fundit nga Italia zbulojnë disa shifra që Milan do t’i ofrojë portugezit, për të rinovuar kontratën e tij. Thuhet se Milan janë gati t’i ofrojnë lojtari kontratë pesëvjeçare, me një pagë prej 5 milionë eurove në vit.
Po ashtu, ‘Rossoneri’ do ta ndihmojnë Leaon që ta paguajë borxhin e tij ndaj Sporting Lisbonë, me një shumë prej 9-10 milionë euro. Krerët e Milan do të takohen me avokatët francezë që përfaqësojnë Leaon, për të diskutuar këtë opsion.