Qendërmbrojtësi zviceran Fabian Schar ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
“Calciomercato” ka njoftuar se Milani ka shprehur interesim për transferimin e Scharit në fund të këtij sezoni. Ekipi italian ka nisur negociatat me 30-vjeçarin, të cilin mund ta transferojë si lojtar të lirë në verë pasi i skadon kontrata me Newcastlen.
Te Milani po e shohin Scharin si zëvendësim për Alessio Romagnolin, i cili do të largohet në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata. Schar është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2018 kurse këtë sezon në 20 ndeshje kampionale ka dy gola e po aq asistime.