Rafael Leao padyshim që është futbollisti më i mirë i Milanit këtë edicion dhe ndër më të mirët në Evropë.
Sulmuesi portugez është duke shkëlqyer me Rossonerët dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si Chelsea, PSG, Bayern Munich apo Manchester City.
Megjithatë Milan synon ta blindoj me kontratë të re portugezin, edhe pse një gjë e tillë nuk duket aspak e lehtë duke marrë parasysh kërkesat që ka rritur Leao.
Gazzetta dello Sport ka raportuar se Rossonerët kanë tre emra në listë për zëvendësimin e Leaos, ku dy nga ta janë nga Chelsea.
Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic pëlqehen shumë nga trajneri Pioli, derisa në listë ndodhet edhe Noah Okafor i RB Salzburg.
Chelsea mbetet skuadra më e interesuar për Leaon dhe londinezët mund të ofrojnë njërin nga yjet e tyre si pjesë e marrëveshjes për portugezin.