Milan nuk po dorëzohet në garën për Charles De Ketelaere.
Skuadra ‘Rossoneri’ ka dërguar një ofertë prej 30 milionë euro + 2 të tjera si bonuse, por u refuzua nga Club Brugge.
Klubi belg kërkon së paku 35 milionë euro plus shtesa, për të përafruar atë që ka ofruar Leeds United e që shkon në 37 milionë euro. Tani, mediat italiane shkruajnë për një ofertë të re të përgatitur nga Milan, që do t’i jap fund negociatave.
De Ketelaere e dëshiron Milanin dhe këtë e ka bërë të qartë disa herë tashmë. Nëna e lojtarit po kërkon shtëpi në Milano.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak orëve të ardhshme.