Renato Sanches ka arritur marrëveshje personale me Milanin.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se mesfushori është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me ekipin italian.
Tani drejtuesit e klubit “Rossoner” do të duhet të gjejnë marrëveshjen me skuadrën e Lillet.
Ekipi francez për ta liruar portugezin po kërkon rreth 20 milionë euro.