Sebastien Haller është objektivi kryesor i Milanit për repartin ofensivë për edicionin e ardhshëm.
Milan po kërkon Hallerin dhe Gazzetta dello Sport ka raportuar se klubi italian është duke përgatitur edhe ofertën për transferimin e tij.
Gjithnjë sipas mediumit italian Rossonerët janë gati të ofrojnë te Ajaxi 35 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për t’i marrë shërbimet e sulmuesit shtatlartë.
Gjithsesi Milan nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me lojtarin, pasi konkurrenca për të është jashtëzakonisht e madhe.
Erik Ten Hag e dëshiron atë në Old Traford te Manchester United, derisa në Angli ai kërkohet edhe nga Arsenali. Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Inter janë tri skuadrat e tjera që gjithashtu kanë shprehur interesim për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.