Memphis Depay me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Barcelonës, gjatë verës së ardhshme.
Sulmuesi holandez, Memphis Depay nuk po ndihet rehat nën urdhrat e Xavi Hernandez dhe deri më tani nuk ka pasur minuta në dispozicion, edhe si pasojë e lëndimeve.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Inter, Milan dhe Juventus kanë kontaktuar me lojtarin.
Skuadrat italiane duan shërbimet e yllit holandez, i cili është i interesuar për aventurë të re.
E ardhmja e Memphis Depay duket se do të jetë në Itali.
Barcelona është e gatshme që do të dëgjojë ofertat dhe gjasat janë të mëdha që ata të heqin dorë nga kartoni i lojtarit.