Drama sportive me të cilën po përballet Chelsea ka vënë lëvizje të mëdhatë e futbollit botëror, gati të përfitojnë nga eksodi i mundshëm nga Stamford Bridge nëse sanksionet e vendosura nga qeveria britanike ndaj kampionëve të Europës në fuqi do të konfirmoheshin.
Aktualisht, Blues nuk kanë mundësi të shesin dhe të blejnë lojtarë dhe nëse situata nuk do të ndryshojë në merkaton e ardhshme të verës, klubi londinez do të mund të kthejë në bazë lojtarët e huazuar dhe të lërë të largohen lojtarët me kontratën në skadencë.
Për momentin, gjithsesi, talentet e moshave janë të shpëtuar duke përfshirë Conor Gallagher, i cili po zhvillon një sezon si protagonist me fanellën e Crystal Palace, ku Chelsea e ka huazuar në fillimin e sezonit aktual.
Sipas The Sun, klube të ndryshëm të mëdha të Europës duket se e kanë vënë në shënjestër 22-vjeçarin, mes të cilëve janë edhe Inter, Juventus dhe Milan.